Cilat janë arsyet më të shpeshta pse grinden njerëzit?

Life style

Cilat janë arsyet më të shpeshta pse grinden njerëzit?

Më: 3 qershor 2018 Në ora: 11:24
Ilustrim

Mospajtimet dhe konfliktet janë pjesë e përditshmërisë sonë. Është pothuajse e pamundur të kalosh kohën tënde pa pasur një debat të nxehtë me dikë. Këtu përfshihen familjarët tanë, shoqëria jonë apo edhe persona që ne nuk i kemi njohur kurrë më parë. Shpeshherë, mjafton vetëm një fjalë e dikujt, që të na nxit për t’u futur në një grindje. Hulumtimet e ndryshme psikologjike kanë studiuar këtë aspekt të individit. Ato kanë ardhur në përfundim se ekzistojnë disa shkaqe kryesore, të cilat i shtyejnë individët drejt grindjes:

Njerëzit të cilët kanë fuqi mbi të tjerët apo autoritet janë të nxitur më shumë drejt grindjeve: Nuk thonë kot “jepi fuqi dikujt që të shohësh sesi është ai në të vërtetë”. Studime të shumta kanë konkluduar se personat me autoritet, prestigj apo famë janë më të prirur të grinden me të tjerët. Perceptimi që e kanë mbi veten, bën që t’i shohin të tjerët si persona më të ulët apo thënë më thjesht të mjerë. Andaj, sa herë që bindjet e tyre bien në kundërshtim me bindjet e të tjerëve fillojnë kacafytjet.

Ju apo partneri juaj nuk keni gjumë aq sa duhet: Nëse sadopak e njihni shkencën e gjumit, ju e dini se orët e pakta të fjetjes kanë shumë efekte negative. Një studim i bërë mbi çiftet të cilat bënin pak orë gjumë, arriti në përfundim se grindeshin më tepër, si shkak i gjumit të parregullt që ata bënin.

Ju jeni të vetëpërfshirë: Në raste kur keni ndonjë debat me dikë dhe jeni pala kundërshtuese, ndikon që nervat tuaja të acarohen dhe të fillojnë grindjet. Të qenit të vetëpërfshirë në një argument, ndikon që grindjet të fillojnë më lehtë dhe të marrin përmasa edhe më drastike.

Kur emocionet ju mbingarkojnë juve: Shpesherë, ndodh që të na mbushet kupa dhe të pëlcasë durimi ynë. Në momente kur ne jemi të frustruar si shkak i mbingarkesës emocionale, kemi tendencë të futemi në konflikt. Në shumë raste këtë e bëjmë pa vetëdije vetëm sa për t’u liruar nga emocionet e panevojshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat