Ismaili: OBRM-PDUKM do të votojnë edhe për ligjet reformuese

Maqedonia

Ismaili: OBRM-PDUKM do të votojnë edhe për ligjet reformuese

Më: 21 dhjetor 2018 Në ora: 13:14
Rexhail Ismaili

Deputeti i BDI-së dhe koordinatori i grupit punues për reforma, Rexhail Ismaili tha se “ashtu siç dhanë mbështetjen e Ligjit për amnisti, shpresoj se kështu do të japin mbështetje edhe për ligjet reformuese. Kjo çështje doli nga fakti se deputetët e partisë opozitare të OBRM-PDUKM-së nuk ishin pjesë e takimit.

Për të kaluar pjesa më e madhe e ligjeve duhet mbështetja e 80 deputetëve.

“këto ligje harmonizohen me BE-në dhe miratohen me konsensus, për këtë shkak deputetët duhet t’i miratojnë’, tha Ismaili.

Ai numëroi ligjet që janë pjesë e reformave dhe theksoi se me miratimin e tyre, ndryshime do të ketë edhe te 15 ligje tjera. Në grupin e ligjeve reformuese deputetët kanë propozuar ligjit të ri për deputetët, ku do të kenë privilegje shtesë pas mbarimit të mandatit.

Ismaili nuk dëshironte të komentojë, por sipas burimeve kuvendare deputetët do të kërkojnë rregullimin e statusit, me punësim në shërbim shtetëror pas mbarimit të mandatit. Këtë propozim vjen si kërkesë e tetë deputetëve nga OBRM-PDUKM që vazhduan të veprojnë si të pavarur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat