“Higjiena Komunale”: Në vitin 2018 janë pastruar 140.809 ton mbeturinash

Maqedonia

“Higjiena Komunale”: Në vitin 2018 janë pastruar 140.809 ton mbeturinash

Më: 30 dhjetor 2018 Në ora: 17:35
Pastrimi i mbeturinave

Gjithsej 140.809 ton mbetje mbeturinash komunale janë mbledhur dhe transportuar në 12 muajt e fundit, një rritje prej 2.612 ton ose 1.74 për qind krahasuar me vitin e kaluar, njoftojnë Ndërmarrja Publike “Higjiena Komunale”.

Këtë vit kanë qenë të zëvendësuar edhe 490 kontejnerë të vjetërsuar në 140 lokacione nga të gjitha komunat e Shkupit, ndërsa janë kryer edhe larja dhe dezinfektimi i të gjitha kontejnerëve të vendosur në qytet, si dhe në lokacionet e vogla.

“Për të përmirësuar cilësinë e ofrimit të shërbimeve dhe për të rritur kontrollin e punës së kompanisë, vitin e kaluar, pajisjet GPS u instaluan në automjete speciale për grumbullimin e mbeturinave, me çka është ndjekur lëvizja e automjeteve. Kjo masë kontribuoi në uljen e konsumit mesatar të karburantit për turne me 0.94 litra ose 4.23 për qind krahasuar me 2017”, njoftojnë nga Bashkia e Shkupit.

NP “Higjiena Komunale”, në një aksion për pastrimin e deponive të paligjshme, këtë vit ka pastruar 5.144 metër mbeturinash, një rritje prej 516 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat