“Tvrdokorni”: Dalja në protestat e nesërme do të tregojë kush janë maqedonasit e vërtetë

Maqedonia

“Tvrdokorni”: Dalja në protestat e nesërme do të tregojë kush janë maqedonasit e vërtetë

Më: 8 janar 2019 Në ora: 10:24
Ilustrim

Organizata maqedonase “Tvrdokorni” të cilat ishin organizatore edhe në protestat e ngjarjeve të 27 prillit, ka njoftuar se gjatë ditës së nesërme do të protestojnë sërish kundër ndryshimeve kushtetuese.

Kjo organizatë ju bën thirrje qytetarëve maqedonas që masovikisht të mbështesin protestat, të cilat sipas tyre, do të tregojnë se kush është maqedonas i vërtetë.

“Çdo maqedonas me dinjitet pa u bindur shumë duhet ta dijë se është i detyruar të jetë i pranishëm në protesta, në emër të tij dhe familjes së tij të tregojë mospajtueshmëri për aktin më të madh të tradhtisë”, thonë nga kjo organizatë.

Përveç kësaj organizate, protestat e nesërme janë mbështetur edhe nga partia “Maqedonia e Vetme” e cila udhëhiqet nga Janko Baçev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat