Katerina Haxhi-Angeleska Naçevska fituesja e mirënjohjes “PRO PR Awards”

Maqedonia

Katerina Haxhi-Angeleska Naçevska fituesja e mirënjohjes “PRO PR Awards”

Më: 10 janar 2019 Në ora: 15:43
Katerina Haxhi-Angeleska Naçevska

Këshilli organizativ i konferencës PRO PR, në kuadër të së cilës është edhe komisioni i PRO Awards, sot i ka shpallur emrat e fituesve të “PRO PR Awards” në kategoritë PRO PR Vision City, PRO PR Vision Manager dhe PRO PR Awards.

PRO PR Vision City është projektuar për qytetin në vendin ku është mbajtur Konferenca PRO PR, e cila, falë komunikimit të saj të vazhdueshëm, ka arritur publicitet pozitiv në nivel rajonal dhe ndërkombëtar. Duke pasur parasysh se vendi ku u mbajt konferenca e 17-të PRO PR është Kroacia, njohja në këtë kategori ra në qytetin e Mall Loshinj.

Rëndësinë e rolit të marrëdhënieve publike e ka vërejtur që më para dhe Gordana Kovaçeviç, kryetarja e Menaxhimit Ericsson Nikola Tesla, e cila për zbatimin e suksesshëm të proceseve të komunikimit në punën e këtyre kompanive kroate është shpërblyer me mirënjohjen PRO PR Vision Manager.

Në kategorinë PRO PR Awards këtë vit u shpërblyen 24 fitues nga Sllovenia, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia, Italia, Britania e Madhe, Rusia, Belgjika dhe Gjermania. Katerina Haxhi-Angeleska Naçevska nga Maqedonia, specialiste për pije joalkoolike në Pivara Shkup, u shpërblye për punën e saj të përkushtuar në menaxhimin e brendeve.

Nga fundi i muajit nëntor të vitit të kaluar, u publikua se fituesi i mirënjohjes në kategorinë Vision Manager, është punonjësi slloven i respektuar i mediave Marijan Novak.

Ceremonia solemne e shpërndarjes së çmimeve do të mbahet më 12 prill 2019, gjatë konferencës së 17-të të PRO PR, e cila do të mbahet nga 10 deri më 13 prill në Hotel Katarina në Selcë. Të gjithë fituesit për punën e tyre do të shpërblehen me statuja të vogla unikate, të cilat, për këtë eveniment do të përgatiten nga studentët e Akademisë së Arteve të Aplikuara në Rijekë.

Programi për shpërndarjen e çmimeve PR PR Awards bazohet në rastin e shënimit të dhjetë vjetorit të konferencës PRO PR në vitin 2012 dhe është e përkushtuar në individët të cilët në një farë mënyre kanë kontribuar në zhvillimin dhe pozicionimin e një profesioni për marrëdhënie me publikun. Deri më tani, këtë çmim e kanë fituar 147 fitues nga e gjithë bota.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat