Mickoski: Të shkojmë në zgjedhje të parakohshme kuvendare - Bota Sot
Mickoski: Të shkojmë në zgjedhje të parakohshme kuvendare

Maqedonia

Mickoski: Të shkojmë në zgjedhje të parakohshme kuvendare

Më: 12 janar 2019 Në ora: 14:57
Hristijan Mickoski

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski në konferencë për shtyp tha se kërkoi shpërbërjen e Kuvendit dhe caktimin e zgjedhjeve të reja kuvendare së bashku me zgjedhjet për kryetar shteti.

Mickoski akuzoi deputetët që dje i votuan ndryshimet kushtetuese, dhe që shkelën vullnetin e qytetarëve.

“Vetë Zoran Zaevi i cili betoj në etërit e vet se nuk do ta prek emrin shekullor, mund të krenohet dhe të ketë fjalim si kryeministër i një vendi të ri, Maqedonia e Veriut. Vetëm Zoran Zaevi i cili premtonte se Kushtetuta e Maqedonisë ka qenë evropiane mund të lavdërohet me presionet, kërcënimet dhe tregtitë që i shkeli vullnetin e qytetarëve në referendumet e 8 shtatorit dhe 30 shtatorit”, tha mes tjerash Mickoski.

Sipas tij me votimin e djeshëm është bërë ndërrimi i emrit dhe identitetit ndërsa Zoran Zaevit askush nuk i beson dhe nuk i frikësohet.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...