Nimic: Ratifikimi i marrëveshjes do të sjellë paqe dhe siguri në Ballkan - Bota Sot
Nimic: Ratifikimi i marrëveshjes do të sjellë paqe dhe siguri në Ballkan

Maqedonia

Nimic: Ratifikimi i marrëveshjes do të sjellë paqe dhe siguri në Ballkan

Më: 12 janar 2019 Në ora: 15:43
Metju Nimic

I dërguari i Kombeve të Bashkuara (OKB) për zgjidhjen e mosmarrëveshjes së emrit mes Shkupit dhe Athinës, Metju Nimic, ka përgëzuar Maqedoninë lidhur me miratimin e marrëveshjes në Kuvend, me të cilën do të ndryshohet emri në Republika e Maqedonisë së Veriut.

Përmes një komunikate të publikuar, Nimic thotë se marrëveshja, e cila tani mbetet të ratifikohet nga Greqia, hap rrugën për “një bazë më të shëndoshë”.

Marrëveshja për ndryshimin e emrit është rezultat i negociatave pas një mosmarrëveshjeje 27 vjeçare mes Shkupit dhe Athinës, ku kjo e fundit ankohet se emri “Maqedonia”, ngërthen në vete edhe pretendime mbi territorin dhe trashëgiminë kulturore të Greqisë.

Nimic që nga viti 1999 ka qenë i angazhuar në cilësi të të dërguarit personal të sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për mosmarrëveshjen e emrit, ndërsa ishte edhe i dërguar i posaçëm i presidentit amerikan, Bill Clinton, nga marsi i vitit 1994 deri në shtator të vitit 1995.

Kujtojmë se dje me mbështetjen e dy të tretave të deputetëve apo 81 vota, Kuvendi i Maqedonisë ka miratuar katër amendamentet me të cilat do të ndryshohet emri kushtetues në Republika e Maqedonisë së Veriut, pasi që Marrëveshja e Prespës të ratifikohet edhe nga pala greke.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...