OBRM-PDUKM: E turpshme se si qeveria uron ndryshimin e dhunshëm të Kushtetutës

Maqedonia

OBRM-PDUKM: E turpshme se si qeveria uron ndryshimin e dhunshëm të Kushtetutës

Më: 13 janar 2019 Në ora: 16:33
OBRM-PDUKM

Partia më e madhe opozitare maqedonase reagon ndaj konferencës për shtyp të Qeverisë ku fjalim kishin zëvendës-kryeministri Bujar Osmani, ministrja e Mbrojtjes Radmilla Sheqerinska dhe ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov.

Nga OBRM-PDUKM thonë se është e turpshme që Zoran Zaevi, Nikolla Dimitrov apo Radmilla Sheqerinska të jenë para tabelës ku shkruan Qeveria e Republikës së Maqedonisë e më pastaj të lavdërohen me ndryshimin e dhunshëm të Kushtetutës dhe fshirjen e emrin Republika e Maqedonisë.

“Në situatë kur Maqedonia dhe populli janë të dëshpëruar me humbjen e emrit, vetëm Zaevi, Sheqerinska dhe Dimitrov festojnë. Maqedonia sot nuk feston”, thonë nga OBRM-PDUKM duke shtuar se të kota janë premtimet se të kota janë krijimi i reformave si pretekst nga ikja nga zgjedhjet.

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM thotë se ndryshimi i Kushtetutës është bërë në kundërshtim me interesat shtetërore dhe kombëtare të vullnetit të qytetarëve të shprehur në referendum. “Mbetet e shkruar se 81 njerëz në Kuvend e ndryshuan emrin dhe identitetin, po jo popullin, jo qytetarët e këtij shteti”, thuhet në fund të kumtesës së OBRM-PDUKM-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat