Pas festave të fundvitit, rikthehen gjykimet për rastet e PSP-së - Bota Sot
Pas festave të fundvitit, rikthehen gjykimet për rastet e PSP-së

Maqedonia

Pas festave të fundvitit, rikthehen gjykimet për rastet e PSP-së

Më: 14 janar 2019 Në ora: 11:04
PSP

Pas pauzës për shkak të festave të fundvitit, prej nesër në Gjykatën Penale do të vazhdojnë gjykimet për rastet e Prokurorisë Speciale.

Gjatë kësaj jave do të mbahen seanca për rastet “Tenderët”, “TNT”, “Transportuesi”, “Monstra” dhe “Dhuna në Qendër”.

Seanca e parë për këtë vit për lëndët e PSP-së do të mbahet nesër për rastin “Tenderët, në të cilën e akuzuara e parë është ish-ministrja e Kulturës Elizabeta Kançeska Milevska për tenderin për kryerjen e punëve ndërtimore në “Muzeun e Luftës Maqedonase për Shtetësi dhe Pavarësi”, i cili ka qenë pjesë e projektit “Shkupi 2014”.

Të mërkurën do të mbahet seancë për rastin “TNT”, i cili ka të bëjë me rrënimin e objektit “Kosmos” të Fiat Canoskit.

Ndërsa të enjten do të vazhdojë gjykimi për rastet “Transportuese” dhe “Monstra”. Kurse të premten është caktuar seancë për rastin “Dhuna në Qendër”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...