VMRO: Zyrtarizmi i gjuhës shqipe është vepër penale

Maqedonia

VMRO: Zyrtarizmi i gjuhës shqipe është vepër penale

Më: 15 janar 2019 Në ora: 00:20
VMRO

Menjëherë pas njoftimit për shpalljen zyrtare të ligjit për gjuhën shqipe në Maqedoni ka ardhur një reagim i çmendur i partisë opozitare maqedonase, VMRO-DPMNE.

“Paralajmërojmë drejtorin e Gazetës Zyrtare, Martin Kostovski se shpallja e Ligjit për gjuhët në Gazetën Zyrtare është vepër penale për të cilën shkohet në burg dhe të cilën e bartë drejtori I Gazetës zyrtare dhe të gjithë të involvuarit e tjerë”, thuhet në reagimin e VMRO-DPNE-së.

Nga kjo parti theksojnë se LSDM-ja edhe njëherë ka dhunuar demokracinë dhe ka shkelur rendin kushtetues në Republikën e Maqedonisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat