Qeveria: Ligji për përdorimin e gjuhëve nuk do të shkaktojë punësime të reja tek komunat maqedonase - Bota Sot
Qeveria: Ligji për përdorimin e gjuhëve nuk do të shkaktojë punësime të reja tek komunat maqedonase

Maqedonia

Qeveria: Ligji për përdorimin e gjuhëve nuk do të shkaktojë punësime të reja tek komunat maqedonase

Më: 17 janar 2019 Në ora: 17:46
Qeveria e Maqedonisë

Qeveria e Maqedonisë përmes një njoftimi për media i është përgjigjur partisë opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, në lidhje me pohimet e tyre se Ligji për përdorimin e gjuhëve do të shkaktojë punësime shtesë në komunat ku qytetarët nuk janë shumicë shqiptare.

Nga Qeveria thonë se tek komunat ku bashkësitë etnike nuk janë më shumë se 20 për qind, siç janë shqiptarët, romët, boshnjakët, serbët, komunikimin e tyre me institucionet do ta mundësojë Agjencia qendrore e cila ju shërben komunave dhe institucioneve tjera.

“Kjo do të thotë se në komunat ku 20 për qind e qytetarëve janë pjesë e etnive jo shumicë, nuk do të punësohen qytetarë shqiptarë ose të etnive tjera për përmbushjen e rregullave nga Ligji për përdorimin e gjuhëve”.

“Qeveria e Maqedonisë mbetet në qëndrimin se Ligji për përdorimin e gjuhëve është në interes të të gjithë qytetarëve dhe është në kuadër të konceptit një shoqëri për të gjithë. Me zbatimin e tij, do të forcohet edhe stabiliteti i përgjithshëm social në Maqedoni”, thuhet në reagimin e Qeverisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...