Marrëveshja e Prespës kaloi në Komision, nesër në seancë plenare në Kuvendin grek - Bota Sot
Marrëveshja e Prespës kaloi në Komision, nesër në seancë plenare në Kuvendin grek

Maqedonia

Marrëveshja e Prespës kaloi në Komision, nesër në seancë plenare në Kuvendin grek

Më: 22 janar 2019 Në ora: 19:49
Athina

Pas debatit dyditor, gjithsej 12 orë dhe fjalimi i 38 deputetëve dhe dy raportuesve, Komisioni për punë të brendshme dhe mbrojtje pranë Parlamentit grek e miratoi projektligjin me të cilin ratifikohet dhe hyn në fuqi Marrëveshja e Prespës, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

“Siç ka dalë nga diskutimi dhe qëndrimet e paraqitura të anëtarëve të Komisionit, projektligji i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë “Ratifikimi i Marrëveshjes përfundimtare për zgjidhjen e dallimeve, ndërprerje e Marrëveshjes së përkohshme të vitit 1995 dhe vendosjen e partneritetit strategjik midis palëve”, me shumicë është miratuar edhe në këtë nen edhe në tërësi”, tha kryetari i Komisionit, deputeti i SYRIZA-s Kostas Duzinas.

Pas miratimit, Komisioni do të përpilojë raport që do të dorëzohet në Parlament, ndërsa tashmë e gjithë vëmendja drejtohet drejt seancës plenare që fillon nesër, në orën 10 sipas kohës lokale, ndërsa votimi do të jetë të enjten.

Debati i sotëm ka zgjatur në mënyrë të vazhdueshme gjashtë orë e gjysmë, ndërsa deputetët, në varësi nga kjo se cila është partia e tyre amë, morën qëndrim, pozitiv apo negativ, për Marrëveshjen e Prespës.

“Me fjalim, seancën e mbylli ministri alternativ i diplomacisë greke, Jorgos Katrugalos i cili foli për marrëveshje të suksesshme dhe tha se “pret përgjegjësi, ndjenjë për përgjegjësi kombëtare dhe sinqeritet nga të gjitha forcat politike”.

Pozitivisht për marrëveshjen kanë folur deputetët e SYRIZA-s, si dhe deputeti i pavarur Danelis dhe Mavrotas nga Potami.

“Maqedonia nuk është një dhe greke. Maqedonia greke është greke. Ekzistojnë shumë Maqedoni. Maqedoni edhe të tjerëve, të cilët qartë përcaktohen me Marrëveshje e Bukureshtit me nënshkrimin tonë, me nënshkrim grek. Dhe kështu, kur dëgjojmë “Maqedonia është një dhe greke”, kjo kuptohet si irredentizëm”, tha deputeti i SYRUZA-s, Nikos Filis i cili sqaroi se Maqedonia u bë greke.

Deputeti Spiros Danelis, i cili për shkak të qëndrimit pozitiv për marrëveshjen ishte hequr nga grupi i deputetëve të Potamit, tha se “patriotizmi i vërtetë kërkon vetëbesim dhe respektim të patriotizmit të tjerëve”.

Partitë opozitare, Demokracia e Re, Aleanca Demokratike, Agimi i Artë, Grekët e Pavarur. Lidhja e Centralistëve dhe Partia Komuniste e Greqisë, së bashku me deputetin e pavarur Dimitris Kamenos, janë kundër marrëveshjes.

Një pjesë e madhe e deputetëve të Demokracisë së Re, në fjalimet e tyre e përmendën protestën e pardjeshme, si përgjigje të qytetarëve lidhur me Marrëveshjen e Prespës. Deputeti Atanasios Kavadias nga partia opozitare tha se 7 prej 10 grekëve nuk pajtohen me marrëveshjen dhe i bëri thirrje Qeverisë t’i dëgjojë qytetarët.

Vailis Kegeroglu i Aleancës Demokratike tha se marrëveshja është miratuar pa konsensus kombëtar, ndërsa “zgjidhja e përforcon irredentizmin e pakës tjetër”.

Deputeti i pavarur Dimittris Kamenos, i cili është kundër marrëveshjes anëtarëve të komisionit ua ka lexuar himnin e Maqedonisë, duke komentuar se “fqinjët janë krenarë për Maqedoninë, e jo për Maqedoninë së Veriut”.

Komisionin për mbrojtje kombëtare dhe punë të jashtme, siç publikoi MIA e përbëjnë 56 anëtarë, prej të cilëve 27 nga SYRIZA, 14 nga Demokracia e Re, katër nga Aleanca Demokratike (E Majta Demokratike – PASOK), tre nga Agimi i Artë, po aq nga Partia Komuniste e Greqisë, ndërsa nga një përfaqësues kanë Grekët e Pavarur, Potami dhe Lidhja e Centralistëve, derisa megjithatë marrin pjesë edhe dy deputetë të pavarur.

Në projektligjin e miratuar, neni i parë është marrëveshja e nënshkruar në tërësi, neni i dytë ka të bëjë në nivel të ngritjes së Zyrës për lidhje në Shkup në Ambasadë dhe Zyrës për punë konsullore, ekonomike dhe tregtare në Manastir në nivel të Konsullatës së përgjithshme. Neni i tretë sqaron se ligji hynë në fuqi pas shpalljes në Gazetën Zyrtare, ndërsa marrëveshja pas ratifikimit në pajtim me nenin 20.

Projektligji me datë 18 janar të vitit 2019 është nënshkruar nga kryeministri grek Aleksis Cipras dhe ministrat e Qeverisë së tij.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...