VMRO kërkon zgjedhje të parakohshme, LSDM flet për NATO dhe BE

Maqedonia

VMRO kërkon zgjedhje të parakohshme, LSDM flet për NATO dhe BE

Më: 28 janar 2019 Në ora: 09:52
Kuvendi i Maqedonisë

VMRO-DPMNE-ja sot do të parashtrojë kërkesë për shpërbërjen e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare së bashku me ato presidenciale, si dhe kërkesë për dorëheqjen e kryeministrit Zoran Zaev dhe formimin e qeverisë teknike, ndërsa LSDM-ja thotë se Qeveria e cila e fut Maqedoninë në NATO dhe në BE mendon vetëm për ekonomi dhe për reforma.

Për kërkesat e tilla nga VMRO-DPMNE-ja është vendosur në seancat e djeshme urgjente të Komitetit ekzekutiv dhe Qendror të partisë që u mbajtën si reagim i vendimit të së premtes të Këshillit qendror të LSDM-së qeveritare që qëndrimin përfundimtar rreth zgjedhjeve të parakohshme parlamentare ta kumtojë gjatë kësaj jave.

Siç informoi dje lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski pas përfundimit të seancës së Komitetit qendror, kërkesa e partisë do të dorëzohet deri tek Kuvendi i Republikës së Maqedonisë dhe ai pret që kryeministri Zaev menjëherë pas kësaj të japë dorëheqje dhe të formohet qeveri teknike pas parashtrimit të iniciativës për shpërbërjen e Kuvendit dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në shpenzim të njëjtë me zgjedhjet presidenciale. Ai porositi në ditët në vijim LSDM-ja të sjell vendim për, siç tha, të mund të shohin qytetarët se kush kërkon zgjedhje, dhe e lut Zotin që të mos i fitojë. Theksoi se do të insistojë që qeveria teknike të formohet sipas modelit të Përzhinës, gjegjësisht 100 ditë para zgjedhjeve dhe shtoi se nuk është i gatshëm për këtë çështje.

LSDM-ja megjithatë, porositi se Qeveria e cila e fut Maqedoninë në NATO dhe në BE mendon vetëm për ekonomi dhe për reforma, ndërsa Mickoski mund të mendojë për dorëheqjen personale pas humbjes në zgjedhje.

“Në agjendën e Qeverisë të kryesuar nga LSDM-ja janë investime të huaja, kthimi i TVSH-së për personat fizikë, rritja e pagave dhe fitore e re në zgjedhjet e ardhshme. Qeveria e cila të gjitha kapacitetet e saja i investon në ekonomi të fuqishme dhe e cila krijon shans për të gjithë qytetarët nuk mendon për dorëheqje, por për interesat e qytetarëve”, thekson LSDM-ja.

Prej atje potencojnë se fushata ekonomike e Qeverisë e kryesuar nga LSDM-ja e shtyn Mickoskin në reagime partiake të panikut sepse, theksojnë, ai mendon vetëm për interesin e tij dhe për interesin e mentorëve të tij antiperëndimorë. I porositën se është në panik për shkak të hyrjes së Maqedonisë në BE dhe në NATO dhe se pikërisht hyrja në NATO dhe rritja e pagave janë humbja e tij më e madhe.

Këshilli qendror i LSDM-së të premten e autorizoi udhëheqësinë më të lartë partiake të sjell vendim nëse së bashku me zgjedhjet presidenciale do të organizohen edhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe vendimi përfundimtar për kandidatin e tyre për presidentit të shtetit të sillet në kongresin që do të mbahet më 3 mars. Për kandidatin presidencial të VMRO-DPMNE-së, megjithatë, ende zgjatë konkursi që është i hapur deri në fund të muajit dhe ai, sipas paralajmërimeve, do të zgjidhet në konventën që do të mbahet më 16 shkurt në Strugë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat