OJQ: Ndryshimet në Kodin Penal do të përfshijnë drejtpërsëdrejti rastet e PSP-së - Bota Sot
OJQ: Ndryshimet në Kodin Penal do të përfshijnë drejtpërsëdrejti rastet e PSP-së

Maqedonia

OJQ: Ndryshimet në Kodin Penal do të përfshijnë drejtpërsëdrejti rastet e PSP-së

Më: 28 janar 2019 Në ora: 16:06
OJQ

OJQ-të paralajmërojnë se ndryshimet në Kodin Penal do të përfshijnë drejtpërsëdrejti rastet e Prokurorisë Speciale. Analiza ka treguar se për rastin “Trust”, ku i akuzuar është biznesmeni Sead Koçan, ka rrezik që lënda të vjetërsohet, ndërsa në fazë të ngjashme është edhe rasti “Total”, ku i akuzuar është gazetari, Dragan Pavloviç – Latas.

OJQ-të kanë vërejtur përparim në disa nga reformat gjyqësore, por është vërejtur edhe ngecje e caktuar.

“Vërejtjet janë se e si e para është shumë e çuditshme, nëse përgatiten siç ka paralajmëruar ministri i drejtësisë, ndryshime të gjera në Kodin Penal, është shumë e çuditshme që të kemi ndryshime të tilla të vogla pa pasur shpjegim konkret se përse ka qasje të tillë”, deklaroi Darko Avramovski, nga OJQ “Të gjithë për gjykim të drejtë”.

Ndërsa Mirosllav Draganov nga OJQ “Instituti për të drejtat e njeriut”, tha se është për t’u habitur fakti që është paralajmëruar për një kohë të gjatë që njëra nga reformat do të jetë profesionalizimi i anëtarëve të Këshillit Gjyqësor dhe ajo është pjesë e strategjisë dhe planit aksionar, por megjithatë në fund të të gjitha këtyre propozim – ndryshimeve të teksteve, mungon kjo si reformë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...