Arsovski: Kush duhet ta bart përgjegjësinë për skandalin e Fondit Pensional dhe Invalidor, Carovska ose Zeneli?

Maqedonia

Arsovski: Kush duhet ta bart përgjegjësinë për skandalin e Fondit Pensional dhe Invalidor, Carovska ose Zeneli?

Më: 30 janar 2019 Në ora: 13:54
Dimçe Arsovski

Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Dimçe Arsovski në konferencë për media pyeti se kush duhet ta bart përgjegjësinë për skandalin me Fondin për Sigurimin Pensional dhe Invalidor? Ministrja Mila Carovska ose drejtori Shaip Zeneli?

“LSDM që ta fsheh dështimin e saj në pjesën e pensioneve, gjegjësisht që ta fsheh uljen e pensioneve në periudhën e kaluar, zbardhi skandal ku në fakt janë vetë fajtorë së bashku me BDI-së dhe koalicionin. Kush do të bartë përgjegjësi për skandalin e rëndë dhjetëra milionë euro?

A do të jep dorëheqje Mila Carovska ose drejtori Shaip Zeneli? Ose, sipas nesh, më mirë është që të dy të japin dorëheqje, ndërsa prokuroria Publike të hapë rast dhe t’i dëgjojë edhe drejtorin aktual të Fondit edhe ministren e LSDM-së, Mila Carovska.

A është përpjekur Carovska t’i gënjejë pensionistët për dështimin e saj si ministre dhe fajin ta hedh te koalicioni partner i qeverisë së BDI-së dhe te drejtori i tyre të vendosur Shaip Zeneli?

Ky është skandal i madh për të cilin përgjegjëse është qeveria. Pyetja kryesore është se a ka mashtrim dhe kush e ka kryer me paratë nga Fondi Pensional?

Ky mashtrim duhet të përfundojë dhe dikush nga organet kompetente duhet të bartë përgjegjësi. Ose Carovska ose drejtori Zeneli.

Dhe për shkak të gjitha këtyre aferave dhe krimeve të pushtetit, duhet të ketë zgjedhje parlamentare në të cilat kjo qeveri kriminele përfundimisht do të bie”, tha Arsovski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat