Ali Ahemti takon bashkëveprimtarët e tij, Sylejman Selimin dhe Xhavit Halitin

Maqedonia

Ali Ahemti takon bashkëveprimtarët e tij, Sylejman Selimin dhe Xhavit Halitin

Më: 1 shkurt 2019 Në ora: 09:13
Ali Ahemti, Sylejman Selimi dhe Xhavit Haliti

Lideri i BDI-së,Ali Ahmeti, dje ka qëndruar në Prishtinë, me ç’rastë ka takuar bashkëveprimtarin e tij, Gjeneralin Sylejman Selimi dhe mikun e tij Xhavit Halitin.

Këtë vizitë e ka bërë të ditur vet kreu i BDI-së, Ali Ahmeti në anë të profilit te tij në rrjetin social Facebook.

“Sot qëndrova në Prishtinë për të takuar miqtë e mi dhe për të këmbyer mendime rreth zhvillimeve të fundit në Kosovë. Më gëzoi rasti për ta takuar edhe bashkuftëtarin dhe bashkëveprimtarin tim, gjeneralin Sylejman Selimi. E urova për lirinë e merituar, por edhe për qëndresën stoike dhe durimin. Kosovës, në këto ditë vendimtare, i duhen pranë të gjithë ata që duan ta shohim atë të fortë, të sigurtë, të qëndrueshme dhe në partneritet euro-amerikan me perspektivë euroatlantike”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat