Ademi: Është i nevojshëm ndryshimi në mënyrën e vlerësimit të nxënësve

Maqedonia

Ademi: Është i nevojshëm ndryshimi në mënyrën e vlerësimit të nxënësve

Më: 1 shkurt 2019 Në ora: 10:23
Arbër Ademi

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi, mori pjesë në prezantimin e analizës së sistemit të vlerësimit në arsimit fillor dhe të mesëm, përgatitur me mbështetjen e UNICEF dhe OECD.

“Reformimi thelbësor i sistemit kombëtar arsimor dhe vendosja e bazave për avancimin e mëtejshëm të tij, duke ndjekur rrjedhat bashkëkohore, trendet dhe praktikat pozitive në arsim në përmasa globale, nuk është fare e lehtë që të mund të kryhet në afat të shkurtër”, deklaroi ministri Ademi në fjalën e tij. Ministri theksoi se analiza më e re e gjendjes së sistemit kombëtar në Maqedoni që është bërë nga ekspertë e OECD-së dhe UNICEFI-it, është e rëndësishme për konceptimin e gjithë politikat arsimore, që qëllimi i të cilave është të krijohet arsim më cilësor që krijon gjenerata më të mira të nxënësve.

Ai shtoi se është e nevojshme harmonizimi i vlerësimit të shkollave me qëllim përgjegjësi dhe përmirësim si dhe krijimi i një kornize më të fortë për monitorimin dhe vlerësimit e përparimit kombëtar në arsim.

“Sot kemi mundësi për diskutim gjithëpërfshirës, nga ku, shpresoj të dalin propozime konkrete dhe përfundime, ku më pastaj secili institucion në mënyrë të duhur do të veproj. Besoj se kështu do të jetë, për shkak të gjithë që jemi këtu kemi një qëllim, arsim më të mirë për fëmijët tanë”, tha Ademi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat