Nina Kostovska, person me sindromën Down do të punojë në bibliotekën e qeverisë

Maqedonia

Nina Kostovska, person me sindromën Down do të punojë në bibliotekën e qeverisë

Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 12:09
Nina Kostovska dhe Zoran Zaev

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev u takua me Nina Kostovskën nga Tetova, e cila kalon jetën e saj me sindromën Down.

Në bisedë me kryeministrin Zaev ajo tregoi historinë e saj dhe mënyrën e jetës, si dhe sfidat me të cilat përballet çdo ditë, por gjithashtu vuri në dukje se në asnjë moment nuk u dorëzua.

Ajo jeton dhe kryen të gjitha aktivitetet normale në jetë, si të gjithë moshatarët e saj, ndërsa ka diplomuar në Fakulteti e gjuhës dhe letërsisë maqedonase, njëkosisht ndihmon prindërit e saj në farmacinë e tyre.

Në bisedë me kryeministrin Zaev ajo pranoi ofertën për të punuar përkohësisht në bibliotekën e Qeverisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat