Sllovenia ratifikoi protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO - Bota Sot
Sllovenia ratifikoi protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO

Maqedonia

Sllovenia ratifikoi protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO

Më: 12 shkurt 2019 Në ora: 13:51
Kuvendi i Republikës së Sllovenisë

Kuvendi i Republikës së Sllovenisë në një seancë të jashtëzakonshme ka ratifikuar protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO. Me këtë Sllovenia bëhet vendi i dytë anëtare e Aleancës, e cila pas Greqisë, e ratifikoi protokollin për anëtarësim.

Në seancë para votimit fjalim mbajti edhe kryetari i Kuvendi të Maqedonisë, Talat Xhaferi, i cili e udhëheq delegacionin e Maqedonisë që gjendet për vizitë zyrtare në Slloveni.

Xhaferi në fjalimin e tij kujtoi se në mes dy vendeve nuk ka çështje të hapura dhe probleme. Ai vlerësoi rolin e dy kuvendeve, të cilët në këto tre dekada kanë ndërtuar marrëdhënie bilaterale në nivel të presidenteve dhe në nivel të trupave punues.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...