Maqedoni: Këto janë format e financimit të komunave në Maqedoni(VIDEO)

Maqedonia

Maqedoni: Këto janë format e financimit të komunave në Maqedoni(VIDEO)

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 16:48

Vazhdimisht në jetën e përditshme dëgjojmë të thuhet se komunat nuk kanë mjete për investim për çështje të caktuara, nuk kanë buxhet, ose se janë në borxh. Por, si realisht financohen komunat?

Komunat financohen nga burime të veta vetanake, dotacione nga buxheti qendror, buxhete nga fonde të ndryshme si dhe huamarrje. Gjithashtu, për çdo harxhim që qytetarët bëjnë, një përqindje e caktuar e vlerës së shtuar shkon në buxhetin komunal.

Për çka parashihet të shfrytëzohen këto para?

Të hyrat nga tatimi i vlerës së shtuar janë donacione për financim të detyrimeve të komunës të përcaktuara me ligj.

Të ardhurat nga tatimi i vlerës së shtuar sigurohen 4.5% nga totali i tatimit të vlerës së shtuar të realizuar në vitin e mëparshëm fiskal. Për shembull, nëse keni shpenzuar 1000 denarë, 4.5% i tatimit të vlerës së shtuar kthehet në komunë, pra në këtë rast 6.84 denarë.

Burimet vetanake të komunave janë:

Tatime lokale

Taksa lokale

Pagesa lokale

Të ardhurat nga prona

Të hyra nga donacionet

Ndërkaq, nga buxheti qendror dhe buxhetet e fondeve shpërndahen këto lloje të dotacioneve:

Të hyra nga tatimi mbi vlerën e shtuar

Dotacion i dedikuar

Dotacion kapital

Bllok dotacione

Dotacion për kompetenca të deleguara

Këto informata janë marrë nga projekti “Informojmë! Vëzhgojmë! Hulumtojmë!…Për komuna transparente dhe llogaridhënëse”, realizuar nga Qendra për edukim dhe zhvillim(CED) me mbështetje financiare të Transparencë Maqedoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat