Filipçe: Katër pacientë në “8 Shatori” dhe tre në Qendrën urgjente janë në gjendje më kritike

Maqedonia

Filipçe: Katër pacientë në “8 Shatori” dhe tre në Qendrën urgjente janë në gjendje më kritike

Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 09:47
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot në mëngjes i vizitoi pacientët e lënduar nga aksidenti i mbrëmshëm që ndodhi në autostradën Shkup- Tetovë.

“Katër nga personat e lënduar në Spitalin ‘8 Shtatori’ dhe tre pacientë në Qendrën Urgjente në Shkup ende janë në gjendje kritike dhe të rëndë, por janë në gjendje stabile shëndetësore. Janë angazhuar të gjitha resurset dhe po bëjmë gjithçka që t’i shpëtojmë. Me më shumë informata do të dalim gjatë ditës”, tha ministri Filipçe.

Ndryshe, autobusi i kompanisë “Durmo Turs” nga Gostivari, mbrëmë reth orës 17 duke vozitur ka kaluar mburojën e hekurt në anën e kundërt të autostradës Tetovë – Shkup, më pas ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur në hendek në afërsi të fshatit Llaskarcë. Numri i viktimave ka arritur në 14, ndërsa 37 persona të tjerë janë shtruar nëpër spitale pas lëndimeve që kanë marrë nga aksidenti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat