Anulohet seanca për rastin e PSP-së “Trajektorja”

Maqedonia

Anulohet seanca për rastin e PSP-së “Trajektorja”

Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 14:22
PSP

Avokatët mbrojtës të ish-ministrit për Transport dhe Lidhje, Mile Janakieski dhe zv. kryeministrit për çështje ekonomike, Vlladimir Pesheveski konfirmojnë se SMS mesazhet, të cilat merren si dëshmi në lëndën e PSP-së “Trajektorja”, janë të modifikuara.

Sipas tyre dëshmitë e PSP-së nuk janë dëshmi relevante dhe të njëjtat duhet të hedhen poshtë, vlerësojnë avokatët e palës mbrojtëse.

Avokatja Snezhana Svaiq tha se SMS mesazhet nuk kanë datë të saktë se kur janë dërguar, ndërsa tek disa mungon koha e dërgimit. Ajo gjithashtu tha se mesazhet kanë qenë të ndryshuara.

Gjykata për këtë do të sqarohet në seancën e ardhshme më 5 mars. Të akuzuarit për rastin e PSP-së “Trajektorja” dyshohen se kanë dëmtuar buxhetin për 155 milionë euro gjatë përzgjedhjes së kompanisë të pjesës Milladinovcë-Shtip dhe Kërçovë-Ohër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat