Integrimi i Maqedonisë Veriore në NATO kontribuon në sigurinë e rajonit - Bota Sot
Integrimi i Maqedonisë Veriore në NATO kontribuon në sigurinë e rajonit

Maqedonia

Integrimi i Maqedonisë Veriore në NATO kontribuon në sigurinë e rajonit

Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 14:16
Ramush Haradinaj dhe Zoran Zaev

Qeveritë e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut janë duke punuar në përgatitjen e mbledhjes së përbashkët ku do të identifikohen të gjitha fushat e interesit të përbashkët për bashkëpunim dhe me qëllim të krijimit të ambientit paqësor dhe stabil për zhvillim dhe ngritje të mirëqenies për qytetarët e vendeve tona.

Kështu u tha në takimin që kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pati sot në Munih me homologun e tij nga Maqedonia Veriore, Zoran Zaev.

Haradinaj ka shprehur vlerësimin e lartë për procesin e anëtarësimit të fqinjit tonë jugor në NATO dhe ka përgëzuar kryeministrin Zaev për një integrim të shpejtë të vendit të tij në strukturat e sigurisë së NATO-s, që janë të dobishme edhe për paqen dhe sigurinë në rajon.

Kosova dhe Maqedonia Veriore janë vende që kultivojnë raporte të mira fqinjësore dhe bashkëpunim në të gjitha fushat, ka theksuar Haradinaj dhe ka shprehur angazhimin e tij dhe Qeverisë së Kosovës për të vazhduar këtë bashkëpunim edhe në të ardhmen.

Ndërsa, kryeministri Zaev ka shprehur angazhimin e tij për të ndërtuar marrëdhënie të mira fqinjësore me Kosovën dhe për të ndërtuar një klimë të paqes dhe mirëkuptimit në rajon.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...