Ali Ahmeti uron Kosovën: Të gjithë bashkë punuam për Kosovën e lirë

Maqedonia

Ali Ahmeti uron Kosovën: Të gjithë bashkë punuam për Kosovën e lirë

Më: 17 shkurt 2019 Në ora: 10:17
Ali Ahmeti

Lideri i shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët me rastin e 11 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

“11 vjetori i pavarësisë së Republikës së Kosovës e gjen shtetin më të ri në Evropë para sfidave përfundimtare të shtetndërtimit. 

Secili nga ne ka dhënë kontribut në arritjen më të madhe kombëtare, shtetin e lirë, demokratik dhe të pavarur të Kosovës. 

Kjo, pa dyshim u arrit edhe me ndihmën e pakursyer të miqve tanë ndërkombëtar nga komuniteti euroamerikan.

Andaj dhe secili nga ne që ka punuar për këtë ditë, sot dëshiron ta sheh këtë të arritur tonë të përbashkët, Kosovën, të anëtarësuar në OKB, NATO dhe BE, me fqinjësi të mirë, të zhvilluar dhe të mirëqenë.” ka shkruar Ahmeti në urimin e tij në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat