MPB nuk jep detaje mbi parandalimin e aktit terrorist nga ISIS

Maqedonia

MPB nuk jep detaje mbi parandalimin e aktit terrorist nga ISIS

Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 13:51
Foto Ilustrim

MPB të premten mbrëmë ka lajmëruar se kanë parandaluar sulm terrorist nga grupe të ISIS-it në Maqedoni që në procesin e planifikimit me çka janë konfiskuar mjete të cilët kanë qenë pjesë e planit të sulmit të mundshëm.

Deri tani nuk janë konfirmuar detaje se çfarë sulmi është pritur të ndodhë, ku dhe sa persona kanë qenë të implikuar.

Edhe në Prokurorinë publike nuk kanë dhënë informata për ndalimin e sulmit terrorist për të cilin MPB informuan të premten.

Prokurori përgjegjës për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsion ka dhënë urdhër që mjetet e konfiskuara të dërgohen në hetuesi.

Në korrniza të ndjeshmërisë së rastit këto janë informacionet që prokuroria mund ti ndajë për opinionin publik – ka theksuar Elizabeta Nedanovska nga sektori për marrëdhënie me publikun në prokurori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat