Asnjë shqiptar në Fondin për inovacione

Maqedonia

Asnjë shqiptar në Fondin për inovacione

Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 15:37
Drejtoria e Fondit për inovacion dhe zhvillim teknologjik

Drejtori i Fondit për inovacion dhe zhvillim teknologjik, Jovan Despotovski deklaroi se në Fond këtë vit do të punësohen pesë persona ndërsa një pjesë e tyre do të jetë nga komunitetet etnike.

Konkurset tashmë janë shpallur, por për shkak të shpalljes së zgjedhjeve presidenciale, procesi është stopuar përkohësisht.

Në Fondin për inovacion punojnë rreth dhjetë persona ndërsa në mesin e tyre asnjëri nuk është nga komunitetet etnike. Gjithashtu këtë vit dhe sipas të ashtuquajturit “Balancer” parashihet punësimi i personave nga komuniteti etnik jo- shumicë, ka shtuar Despotovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat