Alimi: Dyert e Kuvendit janë hapur pasi ja dhashë çelësat Levit

Maqedonia

Alimi: Dyert e Kuvendit janë hapur pasi ja dhashë çelësat Levit

Më: 19 shkurt 2019 Në ora: 12:47
Abdulfeta Alimi

Gjithçka që kam bërë më 27 prill ishte me qëllim që të kryejë detyrat dhe obligimet e mia që ishin nën komandën e eprorëve, tha Abdulfeta Alimi, i cili pjesë e sigurisë së parlamentit, kurse tani i akuzuar në rastin e përgjakshëm të ditës së enjte.

“Nuk ka pasur asnjë mundësi të bëhet diçka më shumë nga ajo që kam bërë për të ndihmuar. Askush tjetër nga sigurimi nuk ndërmori asgjë nga ajo që kam bërë unë”, tha Alimi, i cili akuzohet se nuk i ka siguruar dyert në ditën kur ishte përgjegjës, transmeton Lajm.

“Dyert në Kuvend, më saktësisht dera e djathtë, potencoi Alimi, ishte e hapur nga momenti kur ia dhashë çelësat Goran Gjoshevskit “Levi” pasi ranë në dysheme.

Levi poashtu është një prej të akuzuarve në këtë rast, ndërsa ishte shef i sigurimit të Trajko Velanovskit.
Alimi tha se ia ka dhënë çelësat, pasi Levi ia kishte kërkuar, megjithatë konsideron se Levi nuk ka dëshiruar t’i hap dyert.
Edhe Abdulfeta Alimi, sikurse të tjerët, kërkuan nga këshilli gjyqësorë që të shfajësohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat