Zaev sot në takim me Thaçin dhe Gashin, do të diskutojnë për zgjedhjet presidenciale

Maqedonia

Zaev sot në takim me Thaçin dhe Gashin, do të diskutojnë për zgjedhjet presidenciale

Më: 19 shkurt 2019 Në ora: 14:04
Zoran Zaev dhe Menduh Thaçi

Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev sot do të realizojë takime me kryetarin e Partisë Alternativa Afrim Gashi dhe kryetarin e PDSH-së, Menduh Thaçi, me të cilët do të diskutojë rreth mundësive për kandidat të përbashkët për president të shtetit.

Takimi me Afrim Gashin është planifikuar për në orën 15:00 ndërsa, me Menduh Thaçin në orën 16:00. Dy takimet, siç njoftuan nga LSDM, do të mbahen në klubin e deputetëve.

Zoran Zaev dje realizoi takim edhe me kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti. Pas takimit ata thanë se ekziston mundësia që të dalin me një kandidat të vetëm në zgjedhjet presidenciale.

Ndërsa gjatë fundjavës së kaluar në selinë e LSDM-së janë mbajtur takime dhe me liderët e partive më të vogla që janë pjesë e koalicionit qeveritar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat