Nëna e Kostadin Kostadinovit jep dorëheqje nga vendi i punës

Maqedonia

Nëna e Kostadin Kostadinovit jep dorëheqje nga vendi i punës

Më: 19 shkurt 2019 Në ora: 14:06
Kostadin Kostadinovit

Nëna e Kostadin Kostadinovit, zëdhënësit të LSDM-së, do të dorëhiqet nga posti i saj në Regjistrin Qendror në Strumicë.

Kostadinov thotë se në këtë rast nuk ka asgjë të paligjshme por se nëna e tij po tërhiqet për arsye morale.

Ai shtoi se nuk mund të flas në emër të zyrtarëve të tjerë, por që pret që të ata ta ndjekin shembullin e tij.

Fenija Kostadinova ishte e punësuar në Regjistrin Qendror të Strumicës. Dorëheqja vjen pas deklaratës së kryeministrit Zoran Zaev që disa nga të afërmit e zyrtarëve do të tërhiqen nga vendet e tyre të punës nëpër institucione shtetërore.

Ndërkohë, anti-korrupsioni kontrollon punësimin e 18 të afërmve të zyrtarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat