Shuhet DSK-ja, formohet Agjencia për Siguri Kombëtare

Maqedonia

Shuhet DSK-ja, formohet Agjencia për Siguri Kombëtare

Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 16:57
Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK)

Qeveria miratoi idenë për formimin e Agjencisë për Siguri Kombëtare. Në mbledhjen e mbrëmshme të ministrave dhe kryeministrit, u vendos që Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK) të shuhet, ndërsa në vend të saj, të formohet Agjencia për siguri kombëtare.

Kjo agjenci e re, nuk do ti ketë kompetencat sikurse i kishte DSK-ja deri më tani. Pra, Agjencia e re për siguri shtetërore më nuk do të jetë në kompetenca të Ministrisë së Punëve të Brendshme, dhe edhe selinë do ta ketë jashtë MPB-së. Detyrat e të punësuarve në Agjencinë për Siguri Shtetërore do të jenë që vetëm të mbledhin informacione, dhe nuk do të kenë më autorizime policore.

Zëdhënësi i Qeverisë Mile Boshnjakov, tha se Qeveria shqyrtoi tre modele për Agjencinë për Siguri Kombëtare. Ishin në shqyrim të idesë që mbetet zgjidhja aktuale, DSK-ja të ndahet nga MPB-ja, ose DSK-ja të bashkohet me Agjencinë e Zbulumit, dhe në fund u vendos që të formohet Agjencia për siguri kombëtare, si institucion i veçantë, jasht ombrellës së MPB-së.

Mile Boshnjakovski, zëdhënës i Qeverisë

“Kemi zgjedhur modelin e dytë, pra që të formohet një organ i mëvetësishëm, pasi ky është modeli i cili mundëson shpërqëndrimin e pushtetit dhe fuqisë së shërbimeve të zbulimit në shtet. Në të njëjtën kohë, pamundëson edhe keqpërdorimet në të ardhmen.

Me këtë propozim ligj, njerëzit që do të punojnë në këtë institucion nuk do të kenë autorizime policore, por do kenë vetëm funksione operative. Pra do të bashkëpunojnë me institucionet e tjera duke shkëmbyer informacione”

Drejtorin e Agjencisë ta zgjedhë Qeveria, me propozim nga kryeministri Zoran Zaev. Ndërsa zëvendës drejtori do të jetë propozim i drejtorit të ri.

Agjencia do të formohet me procedurë të shkurtuar, pasi që ligji për këtë Agjenci është në pakon e reformave në siguri dhe zbulim, prandaj mban flamurin evropian. Kështu, ligji do të shkojë në mënyrë direkte në seancë plenare të Parlamentit.

DSK-ja hiqet tërësisht nga përbërja e Ministrisë së Brendshme për shkak të reformave të planifikuara në sistemin e sigurisë dhe zbulimit. Paraprakisht, si pjesë e këtyre reformave, u formua edhe Agjencia Teknike Operative, e cila merret vetëm me përgjimin teknik ligjor. Kështu që të gjithë agjencitë për të cilat në të kaluarën kishte dyshime për keqpërdorime masive nga policia, do të largohen tërërisht nga MPB-ja që të mos ketë asnjë mundësi për ndikim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat