“Kërkohet paraburgim për Janakieskin dhe Ristovskin për shkak të rrezikshmërisë nga arratia”

Maqedonia

“Kërkohet paraburgim për Janakieskin dhe Ristovskin për shkak të rrezikshmërisë nga arratia”

Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 22:08
Mile Janakieski dhe Spiro Ristovski

Në gjykatën penale në Shkup sapo përfundoi marrja në pyetje e Mile Janakieskit dhe Spiro Ristovski të cilët bashkërisht me Trajko Veljanovskin sot pasdite u arrestuan me dyshimin se janë pjesë e organizatorëve për ngjarjet e 27 prillit në Kuvend.

Pritet nga gjykata të deklarohet rreth kërkesës nga prokuroria për caktimin e masës së paraburgimit.

Prokurorja Vilma Ruskoska tha se kërkesa paraburgim është për shkak të rrezikut nga arratia, ndikimi te dëshmitarët dhe pengimin e hetimit. Ajo para mediave ceku se Veljanoski ka dalë nga gjykata për shkak se ka imunitetin e deputetit.

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski këto arrestime i cilësoi si “përndjekje politike” dhe se të gjithë prokurorët publik dhe gjyqtarët, një ditë do të japin përgjegjësi për të gjithë veprimet e tyre. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat