Mançevski: Paga më të larta dhe mbrojtje më të madhe për inspektorët

Maqedonia

Mançevski: Paga më të larta dhe mbrojtje më të madhe për inspektorët

Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 11:48
Damjan Mançevski

Paga më të larta, më shumë mbrojtje për inspektorët me Ligjin për mbikëqyrje inspektoriale, deklaroi ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Damjan Mançevski.

“Presim ndikim pozitiv mbi kompanitë, veçanërisht atyre më të vogla që shpesh duhet të mbyllen përpara se t’u jepen mundësi për të korrigjuar parregullsitë”, tha Mançevski.

Ai gjithashtu tha se në të gjitha shërbimet ka 1.000 inspektorë, që nuk është e mjaftueshme dhe se sipas rregullave të mëhershme askush nuk ka mundur të bëhet inspektor.

Për pagat, Mançevski tha se, përparësi kanë ato që janë me rrezik, siç janë inspektimi i tregut, atyre që punojnë nëpër klubet e natës me persona të alkoolizuar, gjë që nuk është e njëjtë me inspektorët në arsim.

“Plani është që pagat të rriten çdo vit me 10 për qind dhe të arrijnë deri më 30 për qind”, tha Mançevski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat