Deskoska – Pribe: Reforma në gjyqësor nevoj reale

Maqedonia

Deskoska – Pribe: Reforma në gjyqësor nevoj reale

Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 16:12
Deskoska – Pribe

Ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska sot pati takim me ekspertin gjerman për sundimin e të drejtës Rajnhard Pribe, në të cilin në fokus të bisedimeve ka qenë agjenda e reformave për gjyqësorin e Ministrisë dhe harmonizimin e rregullativës vendore me standardet evropiane.

Siç kumtoi sot Ministria e Drejtësisë, Deskoska e ka informuar për ligjet të cilat janë në procedurë kuvendore, për ligjet të cilat janë dërguar te Komisioni i Venecias, si dhe ligjet të cilat së shpejti do të vihen në procedurë kuvendore, transmeton Koha.

“Gjatë takimit, ministrja e Drejtësisë la theksuar se në agjendën e reformave nuk sheh si në përmbushjen e kushteve formale për fillimin e negociatave për anëtarësimin e shtetit në Bashkimin Evropian, por se motivimi për përmbushjen e obligimeve të Republikës së Maqedonisë së veriut e tërheq nga nevoja reale e qytetarëve të shtetit të saj dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut”, qëndron në kumtesën e Ministrisë së Drejtësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat