Profesori Ziberi në kërkim të metodave të reja kundër kancerit, Ambasada e SHBA-së e ekzaltuar

Maqedonia

Profesori Ziberi në kërkim të metodave të reja kundër kancerit, Ambasada e SHBA-së e ekzaltuar

Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 16:41
Doc. Bashkim Ziberi

Profesori shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Bashkim Ziberi i cili për momentin gjendet në Universitetin e Harvardit, është duke hulumtuar për metoda të reja të trajtimit të kancerit të prostatës. Kjo e ka ekzaltuar edhe Ambasadën e SHBA-së, e cila sot ka bërë një shkrim motivues.

Nga Ambasada e SHBA-së kanë thënë, se mezi presin të shohin përfitimin nga ky hulumtim.

“Bashkim Ziberi është duke hulumtuar për mënyra të reja të shërimit të kancerit të prostatës, duke përdorur nanogrimcat dhe biomaterialet radioterapike “smart” në Shkollën Mjekësore të Harvardit. Shumë fat në hulumtimin tënd, Bashkim: nuk mund të presim se si puna jote do të kontribuojë në Maqedoninë e Veriut dhe rreth botës”, shkruajnë nga Ambasada e SHBA-së.

Ndaj kësaj shtytje, është shprehur i falënderuar edhe profesori Ziberi, i cili në profilin e tij në rrjetin social “Fejsbuk” shkroi: “Meqë është muaji i historisë së njerëzve me ngjyrë në SHBA, do ta filloj me thënien e Martin L.K. Jr. “I have a dream…..”. Kam një ëndërr se një ditë do të gjendet shërim kundër kancerit. Për gjeneratat e reja, me guxim, punë dhe përkushtim mund të arrini deri në majat e piramidës shkencore”.

Sigurisht se shkrime të tilla në faqen zyrtare të Ambasadës së SHBA-së nuk janë të shpeshta, prandaj duhet t’u jepet rëndësi.

Profesori Bashkim Ziberi është i specializuar në fushëm e fizikës mjekësore, ndërkohë që është duke ligjëruar në Universitetin “Nënë Terezë” dhe Universitetin e Tetovës. Ai është pjesë e programit “Core Fulbright Visiting Scholar Program” e SHBA-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat