Ivanovska: KSHPK me argumente do të luftojë kundër presioneve eventuale

Maqedonia

Ivanovska: KSHPK me argumente do të luftojë kundër presioneve eventuale

Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 09:15
Biljana Ivanovska

“Partitë politike janë pjesë e Parlamentit ku miratohen ligje dhe kanë përgjegjësi që vetë t’i respektojnë ligjet që i miratojnë. Kështu më lehtë do të dalim në rrugën e drejtë, ndërsa Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) do të punojë sipas kompetencave ligjore”.

Ky është mesazhi i kryetares së KSHPK-së Biljana Ivanovska, e cila në intervistë për AIM e drejtoi tek partitë politike dhe pjesëmarrësit tjerë në zgjedhjet presidenciale.

Ivanovska tha se deri tani KSHPK nuk ka pasur presione, ndërsa përgjigje rreth presioneve eventuale od të jenë argumentet dhe faktet.

Ajo theksoi se që me sukses të kryehet funksioni i parandalimit të korrupsionit, do të duhet të punohet në forcimin e kapaciteteve profesionale të Komisionit.

Ivanovska shtoi se nuk është e vështirë të punohet, por sipas saj, koha është e shkurtë që të përgjigjet në çdo kërkesë të mediumeve për punën transparente t KSHPK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat