Maqedoni, është gjetur e vdekur një 29-vjeçare

Maqedonia

Maqedoni, është gjetur e vdekur një 29-vjeçare

Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 13:44
Foto nga Vendi i Ngjarjes

Ministria e Punëve të Brendshme njoftojn se një vajzë njëzetenëntë vjeçare është gjetur e vdekur në fshatin Vollkovë, transmeton Portalb.mk.

“Sot në mëngjes në orën 9 e 50 është denoncuar se ka ndërruar jetë një vajzë livadhin që ndodhet në afërsi të stacionit të autobusëve në fshatin Vollkovë.  Shërbyesit policorë kanë konstatuar se bëhet fjalë për një vajzë 29-vjeçare me iniciale M.Gj. nga Shkupi. Mjeku ka konfirmuar se nuk ka gjurmë të dhunës”, thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Pas urdhrit të prokurorit publike, trupi është marrë për autopsi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat