Shilegov në takim me Veliajn, Shkupi në prill do të jetë nikoqir i NALAS

Maqedonia

Shilegov në takim me Veliajn, Shkupi në prill do të jetë nikoqir i NALAS

Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 15:07
Erion Veliaj dhe Petre Shilegtov

Kryetari i Bashkisë së Shkupit Petre Shilegtov dje ka marrë pjesë në Këshillin drejtues të NALAS- Rrjetit të Asociacionit të pushteteve lokale të Evropës Juglindore që u mbajt në Tiranë.

Siç informojnë nga Bashkia e Shkupit, në konferencën është miratuar buxhet i programit të NALAS për vitin 2019, ndërsa është shqyrtuar edhe studimi komparativ për gjendjet financiare të njësive të pushtetit lokal të shteteve anëtare. Të pranishmit e kanë miratuar edhe propozim- programin për Asamblenë së përgjithshme të NALAS që do të mbahet në Shkup më 11 prill.

Shilegov dje është takuar me kryetarin e Tiranës Erion Veliaj ku bisedoi për përforcimin e marrëdhënieve dhe këmbimin e përvojave pozitive në interes për qytetarët e dy qyteteve. Në emër të miqësisë, Veliaj, Shilegovit i dorëzoi pllaketë “Sahat kullën”, e cila është simbol në emblemën e qytetit.

Pas takimit, Veliaj tha se Tirana dhe Shkupi kanë potencial të shkojnë së bashku dhe të mësojnë nga modelet e suksesshme njëri nga tjetri.

“Jam shumë i gëzuar që edhe Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut lëvizin në rrugën e integrimit në BE dhe në NATO, Besoj se edhe qytetet tona, Tirana dhe Shkupi, mund të shkojnë së bashku dhe të besojnë se ka shumë punë që duhet të mësohen”, ka thënë Veliaj, duke theksuar disa fusha konkrete të bashkëpunimit midis dy qyteteve.

“Kam kënaqësinë të jem këtu sërish në Tiranë, së bashku me mikun tim dhe t’i uroj për ndryshimet në qytet gjatë vitit të kaluar dhe t’i ofroj mbështetje për zgjedhjet lokale që do të mbahen në qershor të këtij viti, kur jam i bindur se ai sërish do ta marrë besimin nga qytetarët e Tiranës”, tha Shilegov.

Është paralajmëruar që kryetari i Tiranës të vijë në Shkup në fillim të muajit të ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat