Kanabisi për qëllime mjekësore, Sektori civil kërkon ndryshime ligjore

Maqedonia

Kanabisi për qëllime mjekësore, Sektori civil kërkon ndryshime ligjore

Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 15:58
Foto Ilustrim

Përfaqësuesit e sektorit civil kërkojnë ndryshime ligjore në ligjin për përdorimin e kanabisit si dhe kontrollit të tij. Nga shoqata “Bilka” kërkojnë që Agjencia e Ilaçeve të revidojë të paktën një herë në vit listën e sëmundjeve të cilat mund të trajtohen me kanabis, ndërkohë që shprehin nevojën për krijimin e një Agjencie dhe Instituti të posaçëm të cilët do të definojnë përdorimin e kanabisit. Kjo organizatë gjithashtu kërkon që disa kompetenca mbi kontrollin e kanabisit, t’i transferohen ministrisë së Bujqësisë nga ministria e Shëndetësisë, poashtu sipas tyre është e nevojshme edhe ndërprerja e funksionimit të Komisionit për kontroll të drogave sepse e njëjta deri më tash nuk ka pasur ndikim.

Secili qytetar i cili ka gjendje shëndetësore e cila trajtohet me kanabis, dhe për të cilën gjendje janë në dijeni institucionet shtetërore të mund të kultivojë në shtëpi sasi të caktuar, dhe i njëjti të jetë i licencuar nga Ministria e Bujqësisë. Konsiderojmë se ka nevojë për ndryshime në Ligjin për arsim të lartë si dhe akteve nënligjore dhe statutit të Fakultetit të bujqësisë të cilët do të mundësojnë krijimin e Institutit të kanabisit të cilët do të merren me punë shkencore lidhur me kanabisin – deklaroi Janaki Mitrovski, Avokat në shoqatën “Bilka”.

Bujqit do të kenë përfitim dhe do të pengohet migrimi i tyre nga fshatrat në qytet, për përdorimin rekreativ kanabisi do të sjellë hapjen e vendeve të reja të punës, nga kanabisi do të prodhohet ushqim për kafshët, biodizel, peleta, ilaçe, si dhe do të zvogëlohet kriminaliteti – tha Xhon Ilia Apelgrin, Shoqata “Bilka”.

Mjekët tregojnë shembuj të disa shteteve tjera të cilat nuk e kanë të kufizuar përdorimin e kanabisit në sferën e mjekësisë.

Nga një dhjetori 2018 marihuana mjekësore është e lejuar për shërim në të gjitha kabinetet në Poloni. Qeveria e Polonisë lejoi që të gjithë mjekët, pos veterinerëve të mund të shkruajnë recetë marihuanë medicinale – u shpreh Emilia Kotevska, Interniste Neurologe në Varshavë.

Përdorimi i kanabisit për qëllime mjekësorë në Maqedoni u legalizua në mars të 2016-tës. Ligji për përdorimin e kanabisit lejon që mjekët të mund ta japin atë vetëm për trajtimin e kancerit, sklerozës Multiplexe, Hivit dhe Epilepsisë. Gjegjësisht recetë për marrjen e kanabisit në farmaci mund të shkruajnë vetëm Neurologët, Radiologët, Infektologët dhe Onkologët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat