LSDM: Vazhdon kujdes për bujqit, blehet 90% e duhanit me çmim mesatar prej 214 denarë për kilogram

Maqedonia

LSDM: Vazhdon kujdes për bujqit, blehet 90% e duhanit me çmim mesatar prej 214 denarë për kilogram

Më: 25 shkurt 2019 Në ora: 10:48
Qendra për komunikime – LSDM

Qeveria e udhëhequr nga LSDM dhe ministria kompetente, vazhdojnë me kujdesin për bujqit dhe sigurimin e blerjes së garantuar të prodhimtarisë.

Siç informon Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, janë blerë 90 për qind e sasive të dakorduara të duhanit nga rekolta 2018.

Çmimi mesatar arrin 214,36 denarë për kilogramë të shitur, ndërsa nga ana e ndërmarrjeve blerëse të blerësve të duhanit deri tani u janë paguar mbi 5 miliard denarë.

Përveç asaj edhe për këtë rekoltë të duhanit janë siguruar subvencione prej 60, 70 dhe 80 denarë për kilogram në varësi të klasës të duhanit.

Qeveria e udhëhequr nga LSDM mbetet e përkushtuar në masat dhe politikat që e përparojnë bujqësinë dhe sigurojnë më shumë para për çdo bujk. Qendra për komunikime – LSDM

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat