Duka: Filluam me pagesën e borxheve të Komunës së Dibrës

Maqedonia

Duka: Filluam me pagesën e borxheve të Komunës së Dibrës

Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 13:31
Hekuran Duka, ushtrues i detyrës kryetar i Dibrës

Komuna e Dibrës filloi me pagesën e një pjese të borxheve të cilat komuna i ka ndaj firmave. Mjetet janë siguruar nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut, sipas ligjit për mbështetje financiare të njësive të vetëqeverisjes lokale.

Këtë për MIA-n e deklaroi Hekuran Duka, ushtrues i detyrës kryetar i Dibrës.

“Kisha takim me pronarët e firmave të cilave komuna iu ka borxh, me të cilët gjegjësisht filluam me pagesën e 51 për qind të borxheve. Pagesa është falë mbështetjes financiare të Qeverisë, ndërsa në bazë të vendimit të sjellë nga Këshilli i komunës për pagesën e vlerës për të cilën janë marrë vesh, ndërsa me detyrime të papaguara me gjendje prej 30 shtatorit të vitit 2018. Takimi kaloi në atmosferë pozitive në të cilën biseduam edhe për çështje të tjera, në interes të bashkëpunimit dhe besimit të ndërsjellë të ardhshëm dhe transparent”, deklaroi Duka.

Ai theksoi se borxhi i mbetur do t’iu paguhet në disa këste.

“Jam shumë i kënaqur nga fakti që të pranishmit kishin mirëkuptim, dhanë garanci për progres të bashkëpunimit me komunën, duke shprehur me këtë vullnet të mirë që të kontribuojmë për zhvillimin e komunës së Dibrës në të gjitha aspektet”, shtoi Duka.

Përndryshe, vlera e dakorduar është në vlerë prej 108,5 milionë denarë, përderisa vlera e cila paguhet me mjetet e siguruara, si mbështetje financiare, është 55,6 milionë denarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat