Memorandum bashkëpunimi mes ITSHKSH-së dhe FSHI-së

Maqedonia

Memorandum bashkëpunimi mes ITSHKSH-së dhe FSHI-së

Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 14:34
Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup

Në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup sot u nënshkrua një memorandum bashkëpunimi ndërmjet Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup, të përfaqësuar nga drejtori Skender Asani, dhe Fakultetit të Shkencave Islame – Shkup, të përfaqësuar nga dekani Shaban Sulejmani.

“Nënshkrimi i këtij protokolli të bashkëpunimit është një ogur i mirë për bashkëpunimin e munguar mes dy institucioneve tona dhe ne jemi të bindur se kështu kemi vendosur një gurthemel të fuqishëm për të ardhmen shkencore të shqiptarëve në Maqedoni, të cilët – për hir të së vërtetës – me shumicë i përkasin konfesionit islam”, deklaroi Asani.

Nga ana tjetër, dekani FSHI-së, Shaban Sulejmani shprehu kënaqësinë e tij nga nënshkrimi i këtij memorandumi dhe tha se nënshkrimi i këtij memorandumi është shenjë e vullnetit të mirë se ky Institut është i hapur të bashkëpunojë me Fakultetin e Shkencave Islame, që është institucioni i vetëm shkencor islam në Maqedoni.

“Shpresoj se kështu ne do të realizojmë projekte të përbashkëta për të vërtetat shkencore dhe rolit të mbarë që e ka dhënë Islami në trevat shqiptare në Maqedoni”, citoi Sulejmani.

Ky memorandum bashkëpunimi, siç citohet në njoftimin e  ITSHKSH-së, nënshkruhet me qëllim që të vendosen ura institucionale të bashkëpunimit ndërmjet këtyre dy institucioneve shkencore dhe arsimore në vendin tonë. Në frymë të këtij memorandumi pritet që së shpejti të organizohet edhe një konferencë e përbashkët shkencore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat