Hungari, ndërpriten hetimet për ish-kryeministrin Gruevski

Maqedonia

Hungari, ndërpriten hetimet për ish-kryeministrin Gruevski

Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 17:30
Nikolla Gruevski

Autoritetet hungareze kanë ndërprerë hetimin ndaj ish-kryeministrit në arrati, Nikolla Gruevski, njofton portali hungarez 444.xy.

Sipas informatave, u konstatua se Gruevski kishte dokumente të vlefshme udhëtimi gjatë kalimit të tij në kufirin Hungari-Serbi dhe në pikat e tjera kufitare. Rrjedhimisht, hyrja e Gruevskit në zonën Shengen është në përputhje me të gjitha ligjet. Siç transmetojnë mediat hungareze, Gruevski nuk ka realizuar asnjë shkelje ligjore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat