Sasho Mijallkov sot në gjykatë për arrestimin e Lube Boshkovskit në vitin 2011

Maqedonia

Sasho Mijallkov sot në gjykatë për arrestimin e Lube Boshkovskit në vitin 2011

Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 09:44
Lube Boshkovski

Në Gjykatën penale sot do të mbahet seancë për rastin “Tortura” të Prokurorisë Speciale Publike për arrestimin e Lube Boshkovskit në vitin 2011.

Në rastin “Tortura” së bashku me Sasho Mijallkovin akuzohen eshë ish-njeriu i parë i Njësisë së “Alfa”, Ivica Antevski –Puki dhe pesë pjesëtarë tjerë të njësisë

Rasti “Tortura” ka të bëjë me arrestimin e Boshkoskit, gjegjësisht për mënyrën e arrestimit të tij, që sipas Prokurorisë Speciale, Mijallkov, ka urdhëruar njësitin special “Alfa” që gjatë aktit të arrestimit të përdorë dhunë fizike dhe psiqike.

Sipas PSP-së, përfaqësuesit e njësitit special “Alfa” gjatë arrestimit, Boshkoskin e kanë sharë dhe i kanë shkaktuar dhimbje shpirtërore. Në rasti “Tortura” akuzkohen 7 persona, përveç Mijallkovt akuzohet edhe ish komandanti i “Alfave” Ivica Antevski – Puki.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat