Skandali me Fondin Pensional, Prokuroria vazhdon hetimin, por nuk jep detaje

Maqedonia

Skandali me Fondin Pensional, Prokuroria vazhdon hetimin, por nuk jep detaje

Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 12:53
Fondi i Sigurimit Pensional dhe Invalidor

Prokuroria Publike vazhdon hetimin, por nuk jep informata të detajuara lidhur me hetimin rreth skandalit me mostransferimin e kontributeve të rreth 12 mijë qytetarëve në shtyllën e dytë të sigurimit pensional invalidor.

“Prokuroria Themelore Publike Shkup në procedurën parahetimore vazhdon të punojë në konstatimin e fakteve dhe kontrolleve në gjetjet e padisë penale të dorëzuar. Në atë drejtim, po mblidhen dëshmitë verbale dhe materiale, pas së cilës do të dorëzohet vendim prokurorial”, thonë shkurt nga Prokuroria.

Rastin fillimisht  ka paraqitur në Prokurori ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska. Pas nisjes së hetimit, ministrja është ftuar në Prokurori që të dëshojë në lidhje me rasti në fjalë.

“Në deklaratën e saj ka dhënë njohuri të caktuara në lidhje me gjetjet në paraqitjen duke mos e theksuar identitetin e kryerësit të mundshëm të veprës penale. Prokurori kompetent ka kërkuar nga dorëzuesi i paraqitjes që plotësisht të dorëzojë prova materiale të cilat i ka përmendur në dëshminë e saj. Vazhdojmë me ndërmarrjen e veprimeve tjera për kontrollim të gjetjeve në paraqitje. Prokurori kompetent nga Enti Shtetëror për Revizion do t’i kërkojë raportet e përgatitura për kryerjen e revizionit në Fondin për Sigurim Pensional dhe Invalidor në periudhën kritike, ndërkaq në pyetje do të thirren edhe përfaqësuesit e Fondit që të japin sqarimin e tyre në lidhje me të thënat në paraqitje”, thonë nga Prokuroria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat