Zaev i premton Ahmetit që guvernatori i ardhshëm i bankës qendrore të jetë shqiptar !?

Maqedonia

Zaev i premton Ahmetit që guvernatori i ardhshëm i bankës qendrore të jetë shqiptar !?

Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 15:48
Bankës Qendrore

Kryeministri Zoran Zaev dhe Ali Ahmeti janë pajtuar që në shkëmbim të përkrahjes së BDI-së për kandidatin e përbashkët nga radhët e LSDM-së apo të afërt me të, partia më e madhe shqiptare ta merr postin postin e guvernatorit të Bankës Qendrore të Maqedonisë së Veriut, thanë sot burime qeveritare.

Burime nga koalicioni qeveritar, të cilat kërkuan që të mbesin anonime thanë se Zaev dhe Ahmeti tashmë janë pajtuar se cili do të jetë kandidati i përbashkët për zgjedhjet e 21 prillit dhe emrin e të njëjtit do ta bëjnë publik të premten, ashtu siç ka paralajmëruar kreu i BDI-së.

E në shkëmbim të kësaj, Zaev e i ka premtuar që të plotësojë kërkesën dhe synimin e kamotshëm të BDI-së që një shqiptar të jetë në krye të Bankës Qendrore të vendit, tha për Zhurnal.mk i njëjti burim.

Governatorja e tashme e bankës qendrore është Anita Angelovska-Bezhoska e cila e mori detyrën në muajin maj të vitit 2018 pas miratimit të kandidaturës së saj nga parlamenti.

Në rast se konfirmohen pohimet e këtij burimi për këtë kompromis midis Zaevit dhe Ahmetit, megjithatë mbetet e pa qartë nëse i preferuari i BDI-së për postin më të lartë në bankën qendrore do të duhet të pres vitin 2025, kur i skadon mandati 7-vjeçar Angelovka-Bezhoska-s, apo do të krijohet ndonjë situatë nga partnerët qeveritar që governori i ardhshëm të zgjedhet nga parlamenti edhe më herët.

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, më herët ka qenë e interesuar që Fatmir Besimi, ish-ministër i ekonomisë e i mbrojtjes, e tash këshilltar i Zaevit, të jetë në krye të bankës qendrore të Maqedonisë së Veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat