Ndërron jetë një shtetas i Maqedonisë në Detin Adriatik në Kroaci

Maqedonia

Ndërron jetë një shtetas i Maqedonisë në Detin Adriatik në Kroaci

Më: 1 mars 2019 Në ora: 16:26
Deti

Trupi i një 30-vjeçari nga Maqedonia është nxjerr sot pasdite nga policia kroate nga ujërat e Detit Adriatik në Dubrovnik.

Siç shkruan “Hina”, autoritetet e vendit po kryejnë hetime për të konfirmuar shkaqet e vdekjes së shtetasit të Maqedonisë, që jozyrtarisht besohet të jetë ngulfatja.

Mediumet lokale shkruajnë se policia pak para orës 13 është ftuar nga qytetarët, të cilët kanë vërejtur personin në det. Jozyrtarisht thuhet se personi ka ndërruar jetë pasi ka rënë në det dhe prej atje është nxjerrë pa shenja jete.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat