VMRO-DPMNE: Pendarovski është vetëm kopje e zbehtë e Zaevit, zbatues i politikave anti-shtetërore

Maqedonia

VMRO-DPMNE: Pendarovski është vetëm kopje e zbehtë e Zaevit, zbatues i politikave anti-shtetërore

Më: 3 mars 2019 Në ora: 10:47
VMRO-DPMNE

Nëpërmjet një njoftimi nga partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE thuhet se “Stevo Pendarovski është Zoran Zaevi i ri, njeri që manipulon, gënjen dhe ofendon. Republikës së Maqedonisë nuk i duhet Zaev i ri si kryetar. Republikës së Maqedonisë i duhet njeri i ndershëm me integritet”.

Sipas VMRO-DPMNE-së qytetarët s’duan të kenë kandidat për kryetar shteti që i quan kafshë ndërsa LSDM e nënçmon popullin nëse mendon se qytetarët do të votojnë për kandidat presidencial i cili i krahason me dele.

“Populli dëshiron kryetar i cili i përfaqëson interesat e tij dhe punon sipas Kushtetutës dhe ligjit. Stevo Pendarovski është vetëm kopje e zbehtë, zbatues i politikave anti-shtetërore”, thonë nga VMRO-DPMNE duke shtuar se me Pendarovskin si kryetar do të vazhdonte shkelja e Kushtetutës.

Ata thonë se Pendarovski është njeri që ndan kundrejt Gordana Siljanovska Davkova e cila ofron bashkim dhe prosperitet.

“Republikës së Maqedonisë nuk i nevojitet një Zaev i ri. Qytetarët do ta mposhtin Stevo Pendarovskin dhe do ta mbështesin Gordana Siljanovska Davkova.”, thonë nga VMRO-DPMNE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat