Vdes një fëmijë 14-vjeçar nga gripi në Shkup

Maqedonia

Vdes një fëmijë 14-vjeçar nga gripi në Shkup

Më: 5 mars 2019 Në ora: 12:06
Foto Ilustrim

Nga Klinika Universitare për sëmundje infektive për shkak të sëmundjes së gripit ka ndërruar jetë një fëmijë 14-vjeçar.

“Në Klinikën Universitare për sëmundje infektive për shkak të komplikimeve nga gripi ka ndërruar jetë një fëmijë 14-vjeçar”, njoftojnë nga Klinika për sëmundje infektive.

Fëmija më herët ka qenë i sëmurë nga paraliza cerebrale.

Sipas të dhënave nga Instituti për Shëndet Publik, deri në fund të muajit të kaluar janë paraqitur 3.209 raste me simptomat e gripit.

Ky është rasti i pestë i vdekjeve nga gripi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat