Micevski: Takim të liderëve për marrëveshjen e PSP-së

Maqedonia

Micevski: Takim të liderëve për marrëveshjen e PSP-së

Më: 5 mars 2019 Në ora: 13:40
Nikolla Micevski

Koordinatori i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së në Kuvend, Nikolla Micevski, tha se partia e tij së pari duhet të shikoj përmbajtjen e PSP-së që të mund të merr ndonjë vendim konkret.

Siç tha ai, ligji ende nuk është i publikuar në faqen e internetit të regjistri elektronik kombëtar.

“Ju e dini se ligji është miratuar me akt politik, konsensual dhe për këtë mendoj se kur miratohet një ligj i këtillë të ketë bisedime në mes liderëve politik. Ne nuk jemi kundër të vërtetës dhe drejtësisë, por jemi kundër drejtësisë selektive. Në këtë mënyrë mund të përfundojmë se Qeveria vetëm dëshiron që të lirohet nga ligji dhe ta hedh topin tek kundërshtarët”, tha Micevski.

Siç tha ai, VMRO-DPMNE vlerëson se ka shumë tema për të biseduar dhe për këtë janë të nevojshme takimet e liderëve.

“Ende nuk kemi përgjigje në lidhje me kërkesën tonë, prokurori publik të zgjidhet me propozim të opozitës. Nuk jemi dakorduar për detajet as edhe për reformat ligjore”, tha Micevski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat