Zendeli: PSP punoi në mënyrë përzgjedhëse, por e mbështesim në parim

Maqedonia

Zendeli: PSP punoi në mënyrë përzgjedhëse, por e mbështesim në parim

Më: 5 mars 2019 Në ora: 13:58
Fadil Zendeli

Deputeti i Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli sot në konferencë për shtyp tha se pret shumë nga PSP, jo si politikan por si qytetarë.

“S’jemi të kënaqur dhe për në disa raste ka pasur qasje përzgjedhëse. Kishim ndjenjën se nuk kishte qasje të njëjtë ndaj aferave. Ne si Lëvizja Besa, do të mbështesim zgjidhje që lufton korrupsionin. Nuk është vetëm ta mbështesin si pro-reformë, presim funksionalitet” tha Zendeli.

Ai shtoi se duhet të vendosen njerëzit e duhur në këtë pozicion dhe të japin kapacitetet maksimale në luftimin e korrupsionit.

Në pyetjen nëse përzgjedhje ka të bëjë me funksionarët nga BDI, Zendeli përsëriti se nuk ka të bëjë me ato por se pret të mos ketë përzgjedhje për asnjërin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat